Pamjet e përdorimit të dronëve

1. Çfarë është DDD

Florfarma sh.p.k është e specializuar tanimë prej vitesh në ofrimin e shërbimit D.D.D (Dezinfektim – Dezinsektim – Deratizim).

Shërbimi i Dezinfektimit ka si qëllim asgjësimin dhe parandalimin e mikroorganizmave si bakterie apo viruse, ndërsa Shërbimi i Dezinsektimit operon me të gjitha llojet e insekteve. Nga ana tjetër, Shërbimi i Deratizimit qendërzohet te brejtësit.

Të specializuar në vlerësimin e situatave të ndryshme, për të vijuar më tej me ofrimin e strategjive të përshtatshme, është me rëndësi të thuhet se kemi në përdorim substanca kimike të sigurta dhe metoda të avancuara të aplikimit të tyre.

Vënia në fokus e shëndetit të përgjithshëm, përmes gjetjes së zgjidhjeve dhe sigurimit të ambienteve të sigurta për të jetuar është një mision i rëndësisë së vecantë për ne. Mbajtja nën kontroll si dhe asgjësimi i mikroorganizmave dhe gjallesave të tjera, aktiviteti i të cilave përbën rrezik për mjediset ku gjejnë terren, bën të mundur moslejimin e cënimit të mirëqenies qytetare. Përpos mundësimit të shërbimeve efektive, profesionistët e D.D.D-së ofrojnë këshillim lidhur me masat e nevojshme parandaluese.

2. Risitë tona në DDD

Falë produkteve cilësore dhe mjeteve të përparuara, Florfarma mundëson gjithashtu edhe monitorimin e ambienteve, si një mënyrë kjo parandalimi të eksperiencave që vënë në vështirësi sigurinë dhe cilësinë e jetesës.

Krahas saj vjen mundësia e vënies në përdorim të produkteve natyrale, si alternativë krahas atyre kimike, duke sjellë te ju produkte efikase, të certifikuara në vende të Bashkimit Evropian dhe që ruajnë shëndetin e individit, kafshëve dhe mjedisit përreth.

Gama e gjerë e shërbimeve që trinomi Dezinfektim-Dezinsektim-Deratizim ofron mbështetet në përdorimin e sensorëve dhe të tjerave pajisjeje, të cilat zbulojnë shenja të heshme të pranisë së gjallesave, duke mundësuar një reagim të shpejtë dhe rezultatdhënës, që ndihmon në parandalimin e problematikave të mundshme në një faze të hershme.

Shtyllë kryesore mbeten substancat e sigurta dhe mjetet e specializuara për zonat e prekura. Këto shërbime kryhen me anë të pompave profesionale, automjeteve te pajisura me këto pompa dhe dronit për mbulimin e sipërfaqeve të gjera.


Garantimi i
Cilësisë

Ruajtja e standardeve të larta është parimi ynë bazë i filozofisë së punës. Të angazhuar për të respektuar në detaje protokollet ndërkombëtare të cilësisë arrijmë të zhvillojmë strategji frytdhënëse, që nisin fillimisht me analizimin e detajuar dhe profesional të zonës ku do të veprohet.

Krahas realizimit të shërbimeve të nevojshme ofrohet edhe monitorimi i ambienteve përmes aparaturave specifike, si një gjetje kjo parandaluese, e cila mundëson mbajtjen nën kontroll të hapësirave.

Florfarma garanton kujdes maksimal, ku fill pas çdo shërbimi dezinfektimi me pajisjen e ozonit, një metodë kjo e zhvilluar rishtazi bëhen matjet e nevojshme të sasisë së gazit në ambientet e trajtuara me profesionalizëm nga stafi ynë. Skuadra jonë D.D.D kryen në mënyrë të vazhdueshme trajnime përkatëse jashtë vendit, falë bashkëpunimit tonë me një nga kompanitë më të mëdha në Itali, që ushton aktivitet në këtë fushë.

Certifikata BS PAS 99 2012 Iso

ISO 9001

ISO 14001 2015

ISO 45001 2018

Back to Top
Product has been added to your cart