1. Bëhu partneri ynë
Bashkëpunëtorëve të interesuar si depo farmaceutike, laboratore galenike apo kompani të interesuara në prodhimin farmaceutik, ne mund t’u ofrojmë mundësi kooperimi në prodhimin e produkteve, duke garantuar cilësi, siguri dhe leverdi ekonomike.
Prodhimet, duke siguruar produkte nën emrin apo logon tuaj “private label”, duke vënë në dispozicion formulimet tona apo duke ju përgjigjur kërkesave tuaja, janë opsione të ofruara prej nesh.
Partneriteti me shpërndarës, importues dhe eksportues, brenda dhe jashtë vendit, mbetet një objektiv i synuar në vazhdimësi nga ne. Distribucioni i produkteve tona nën terma ekskluzivë ose jo, në territore të ndryshme, është mundësi bashkëpunimi i ofruar kundrejt të interesuarve të licencuar, me një eksperiencë në tregtimin e produkteve farmaceutike.