1. Njësia R&D
Njësia Research & Development, e njohur edhe si Laboratori Eksperimental është një njësi e re e krijuar për të studiuar formulimet e reja që do të prodhohen nga Florfarma në të ardhmen.
Përveç studimit dhe zhvillimit të formave të reja farmaceutike, kjo njësi zgjidh problemet që mund të shfaqen gjatë prodhimit të formave ekzistuese dhe propozon ide për linja dhe makineri të reja prodhimi, me qëllim përmirësimin e cilësisë së produkteve dhe proceseve të prodhimit.
Laboratori është i pajisur me aparatura dhe pajisje të nevojshme për prodhimin laboratorik dhe bashkëpunon me Laboratorin Fiziko-Kimik për validimin e metodave të analizës dhe proceseve të prodhimit.
2. Kontroll Cilësie
Krahas dy linjave të prodhimit, Fabrika Florfarma është e certifikuar gjithashtu për Kontrollin e Cilësisë, departament që përfshin Laboratorin e Analizave Fiziko-Kimike dhe Laboratorin Mikrobiologjik. Kjo është njësia kryesore për Kontrollin e Cilësisë së Barnave, ku realizohet kontrolli dhe analiza e lëndëve të para dhe ambalazheve që hyjnë në fabrikë.
Fabrika Florfarma monitoron dhe kontrollon cilësinë përmes këtij departamenti. Një detyrë tjetër e rëndësishme është analizimi dhe plotësimi i protokolleve të stabilitetit për të gjitha seritë e produkteve të fabrikës.
Për të përmbushur këto detyra, Departamenti disponon ambiente të strukturuara sipas kërkesave të Praktikës së Mirë të Fabrikimit (GMP), stafin e kualifikuar, aparaturat e nevojshme dhe protokollet e procedurave.
Departamenti i Kontrollit të Sigurisë u është besuar profesionistëve si Doktor Theodoros Apousidis në rolin e Kontrollorit të Cilësisë dhe Profesor Enver Mustafaj në rolin e Garantorit të Cilësisë.