florfarma-why-icon
Pse të raportoni në Farmakovigjilencë?
Formulari i Raportimit është në qendër të sistemit të Farmakovigjilencës dhe mbledhja e informacionit kryhet bazuar në raportet lokale të marra. Prandaj, rëndësia e raportimit është thelbësore për funksionimin e duhur të sistemit të farmakovigjilencës në Shqipëri. Ju mund ta shkarkoni formularin dhe ta dorëzoni të plotësuar në AKBPM, ose ta plotësoni dhe ta dorëzoni në mënyrë elektronike. Nëse ka disa raportime për të njëjtin rast, atëherë ngrihet një sinjal, i cili shënon fillimin e aktivitetit të sistemit të farmakovigjilencës. Një numër i lartë raportesh luajnë një rol kyç në anëtarësimin e Shqipërisë si anëtare e plotë e Programit Ndërkombëtar të Monitorimit të Barnave (WHO-PIDM).
florfarma-what-icon
Çfarë të raportoni?
Raportoni çdo efekt anësor ose shqetësim shëndetësor që ju ndodh për të cilin dyshoni se kanë lindur nga ilaçi që po merrni. Nëse kontrolloni për efektin anësor dhe rezulton se ai është i shënuar në fletëudhëzues, duhet ta raportoni përsëri. Gjeni përkufizimin e mëposhtëm të efektit anësor: Efekt i padëshiruar është përgjigjja e padëshiruar ose e dëmshme e organizmit gjatë administrimit të një bari në kushte normale përdorimi. Efekti negativ serioz, është çdo efekt negativ që rezulton me vdekje, është kërcënues për jetën, kërkon shtrimin në spital të pacientit ose zgjatjen e periudhës së shtrimit në spital, rezulton në paaftësi ose paaftësi të përhershme ose të konsiderueshme, ose është një anomali e trashëguar ose defekt i lindur. Efekti anësor i papritur është çdo efekt i padëshiruar, natyra, rëndësia ose rezultati i të cilit nuk është në përputhje me përmbledhjen e karakteristikave të produktit.
florfarma-who-icon
Kush mund të raportojë?
Mjekë, Farmacistë, Stomatologë, Infermierë, Profesionistë të tjerë Shëndetësorë.
florfarma-how-icon-1
Si të raportoni?
Dy mënyra raportimi shfaqen më poshtë në varësi të problematikës suaj.

Plotësoni formularët sipas problematikave

A

Ju lutemi plotësoni këtë formular nëse keni/vëreni ndonjë parregullsi/jo-konformitet me produktet që ju ofron Florfarma.

Ju lutemi dërgojeni formularin e plotësuar në email-in:
quality@florfarma.com

Ky informacion do të ndihmojë në sigurinë e pacientëve dhe cilësinë e shërbimit tonë.

Për më shumë informacion kontaktoni në numrin 0696007810 ose në email-in: quality@florfarma.com

FORMULAR JOKONFORMITETI

B

Ju lutemi plotësoni këtë formular dhe raportoni të gjitha efektet e padëshiruara të dyshuara, përfshirë edhe ato që mund të jenë shkaktuar nga barnat e përdorura për vetëmjekim.

Mos hezitoni të raportoni edhe nëse ka ndonjë detaj që nuk e njihni.

Ju lutemi dërgojeni formularin e plotësuar në email-in:
quality@florfarma.com

Për më shumë informacion kontaktoni në nr 0696007810 ose në email-in: quality@florfarma.com

FORMULAR RAPORTIMI PËR DYSHIME TE EFEKTEVE TË PADËSHIRUAR TË BARIT
Back to Top
Product has been added to your cart