1. Rrugëtimi ynë

Fabrika Florfarma nisi punën në vitin 2015, fillimisht me linjën e dezinfektuesve. Dezinfektuesit e parë të prodhuar ishin alkoole të gradacioneve të ndryshme, me qëllim plotësimin e nevojave të Institucioneve të Kujdesit Shëndetësor, duke ofruar produkte cilësore dhe ekonomike.

Krijuar dhe zhvilluar në Shqipëri, si një nga prodhuesit elitarë farmaceutikë, Fabrika Florfarma pozicionohet tanimë bindshëm në radhët e prodhuesve të paktë vendas me mbi 70 produkte farmaceutike, të cilat mbajnë vulën e origjinalitetit, si brand-produkte shqiptare.

Përgjatë viteve të fundit, Florfarma ka vijuar me profesionalizëm zgjerimin e gamës së saj të produkteve. Produktet patentë të Florfarma-s janë prodhime që krijohen tërësisht në mjediset e fabrikës, duke filluar nga faza e studim-eksperimentimit, më tej në prodhimin dhe kontrollin e karakteristikave farmakopeale e të stabilitetit, deri në përzgjedhjen e formulimit për prodhim industrial.

2. Brenda ambienteve të Fabrikës

Brenda ambienteve të Fabrikës

Projektuar në përputhje me Praktikën e Mirë të Fabrikimit (GMP – Good Manufacturing Practice), ambientet e Fabrikës së Florfarma-s janë të mirëorganizuara që në projektim, ku është menduar me detaje rruga që duhet të përshkojë fillimisht lënda e parë në fabrikë, për të vijuar më pas me realizimin e produktit, ruajtjen e tij dhe nisjen për transport.

Fabrika Florfarma funksionon me dy linja prodhimi: Repartin e përgatitjes se tretësirave dezinfektuese e antiseptike me përdorim të jashtëm dhe Repartin e produkteve gjysmë të ngurta (pomada, kremra, xhele e pasta), edhe këto me përdorim të jashtëm, në lëkurë e mukoza.

Hapësirat janë ideuar me kujdesin maksimal, me qëllim garantimin e cilësisë dhe higjienës absolute. Tre zonat qendrore të Fabrikës Florfarma janë:


Garantimi i
Cilësisë

Garantimi i produkteve cilësore në Fabrikën Florfarma nis që me përzgjedhjen e furnitorëve të lëndëve të para dhe ambalazheve farmaceutike nga kompani partnere, të cilat prodhojnë në përputhje me standardet farmakopeale, konform Farmakopesë Evropiane.

Njësia e Garantimit të Cilësisë mundësohet nga një strukturë ndërtimore dhe funksionale e linjave të prodhimit sipas kritereve të Praktikës së Mirë të Fabrikimit (GMP – Good Manufacturing Practice), si dhe zbatimi rigoroz i Rregullores së Fabrikës (Site Master File) e Procedurave Standarde të Punës (SOP-eve përkatëse) të parashikuara për çdo proces apo veprimtari në fabrikë. Përgatitja e stafit të ri dhe trajnimi periodik i stafit ekzistues garanton zbatimin rigoroz të SOP-eve dhe çdo procedure pune në fabrikë.

Zbatimi i përpiktë i procedurave të prodhimit arrihet duke iu nënshtruar inspektimeve teknike dhe kontrolleve gjatë procesit të prodhimit, si dhe kontrollit laboratorik e inspektimit përfundimtar nga personeli i kualifikuar.

Certifikata “GMP”

Certifikata BS PAS 99 2012 Iso

ISO 9001

ISO 45001 2018

ISO 14001 2015

Back to Top
Product has been added to your cart