1. Rrugëtimi ynë
Florfarma Fabrika, shtohet si aktivitet i dytë në veprimtarinë e kompanisë gjatë vitit 2015, duke nisur me prodhimin e dezinfektantëve dhe më pas të formave farmaceutike me përdorim të jashtëm jo steril. Bashkëpunimi me institucionet e kujdesit shëndetësor publik apo privat, në Shqipëri dhe Kosovë, është një tregues i besimit të shfaqur mbi cilësinë e produkteve tona sipas nivelit ekonomik të vendeve.
Krijuar dhe zhvilluar në Shqipëri, si një nga prodhuesit elitarë farmaceutikë, Fabrika Florfarma pozicionohet bindshëm në radhët e prodhuesve të paktë vendas. Sot numërojmë mbi 70 produkte farmaceutike, të cilat mbajnë vulën e origjinalitetit, si brand-produkte shqiptare.
Produktet “Prodhuar nga Florfarma” për përdorim ambiental dhe personal, gjejnë përdorim në klinika dhe spitale, industri të ndryshme, subjekte tregtare, shkolla, apo në rrjetin HORECA.
Linja e dezinfektantëve ofron dhe siguron dezinfektimin nga mikroorganizmat patogjenë.
Linja e barnave OTC, me përdorim lokal jo steril, ofron mundësinë e trajtimeve topikale të patologjive të ndryshme.
Linja “Florex” siguron higjienë dhe pastërti.
Zgjerimi i gamës së produkteve të çdo fushe dhe përmirësimi i cilësisë apo përdorimit është misioni ynë i përditshëm.
2. Brenda ambienteve të Fabrikës
Fabrika Florfarma ka dy linja prodhimi:
• Linja e përgatitjes së tretësirave dezinfektante dhe antiseptike për përdorim të jashtëm.
• Linja e produkteve gjysmë të ngurta (pomada, kremra, xhele dhe pasta) për përdorim të jashtëm në lëkurë dhe mukozë.
Tre repartet kryesore të Fabrikës Florfarma janë:
Garantimi i
Cilësisë
Në Fabrikën Florfarma, garantimi i produkteve cilësore fillon me përzgjedhjen e furnitorëve të lëndëve të para dhe ambalazheve farmaceutike nga kompani që ndjekin standarde evropiane.
Njësia e Garantimit të Cilësisë mbështetet në Praktikën e Mirë të Prodhimit (GMP) dhe në zbatimin rigoroz të rregullores së procedurave standarte të punës (SOP). Trajnimi i vazhdueshëm i stafit garanton respektimin e këtyre procedurave.
Procesi i prodhimit ndiqet me përpikëri nga stafi i kualifikuar, duke kaluar kontrolle teknike dhe laboratorike gjatë dhe pas prodhimit, për të siguruar cilësi në çdo seri të prodhimit.
Florfarma është e licencuar si prodhues farmaceutik, e pajisur me Autorizim Prodhimi dhe Certifikatën e Prodhimit të Mirë. Florfarma përmbush standardet ISO 9001, ISO 45001:2018, ISO 14001:2015 dhe BS PAS 99:2012.