Import- Eksport

Nën një koordinim të kujdesshëm, që pajtohet në detaje me legjislacionin në fuqi të Republikës së Shqipërisë, Florfarma Sh.p.k mundëson importimin e shumë brandeve ndërkombëtare farmaceutike.

Ne bashkëpunojmë me disa prej kompanive më të mira evropiane, duke ofruar linjat më në zë dermatologjike, gjinekologjike dhe spitalore.

Florfarma sjell pranë klientëve të saj prodhime elitare farmaceutike nga kompani zvicerane, italiane, greke, portugeze dhe spanjolle. Aktiviteti ynë farmaceutik shtrihet gjithashtu edhe në eksportimin e këtyre produkteve drejt Kosovës.

Marketing dhe Shitje

Përmes një strategjie të mirëpërcaktuar, Florfarma dëshmon se njohja e nevojave të tregut dhe ofrimi i produkteve cilësore është garancia e suksesit në rrjetin farmaceutik.

Me një shpërndarje të gjerë, si në sektorin publik, edhe në atë privat, gama e produkteve tona gjen mbulim nga spitalet shtetërore, deri te ato private; si dhe në farmaci të shumta.

Duke përcaktuar objektiva të reja, të përmuajshme, agjentët tanë të shitjeve, që mbulojnë të gjitha qarqet e Shqipërisë bëjnë të mundur zgjerimin e aktivitetit tonë. Krijimi i një infrastrukture të favorshme farmaceutike nxit bashkëpunimet dhe një tendencë përherë e më pozitive të tregut ndaj produkteve tona.

Strategjitë tona të marketingut krijojnë ura komunikimi me mjekët, farmacitë dhe strukturat spitalore duke krijuar themele të forta bashkëpunimi dhe partneritete në veprimtarinë tonë.


Garantimi i
Cilësisë

Siguria dhe efikasiteti i barnave që ne sjellim në tregun shqiptar garantohet përmes një sistemi të përpiktë që Florfarma ka ngritur.

Çdo produkt ndiqet me kujdes sipas legjislacionit shqiptar deri në miratimin e tij nga autoritetet përkatëse. Pas kësaj, i gjithë procesi ndjek standardet ndërkombëtare për të siguruar cilësi.

Ky zinxhir i kujdesshëm zbatohet për të gjitha produktet e Florfarma-s dhe ato të importuara. Cilësia garantohet edhe pas vendosjes në treg, përmes monitorimit dhe raportimit të përdorimit të produkteve.

Certificate BS PAS 99 2012 Iso

ISO 9001

ISO 14001 2015

ISO 45001 2018

Back to Top
Product has been added to your cart