Import – Eksport
Nën një koordinim të kujdesshëm, që pajtohet në detaje me legjislacionin në fuqi të Republikës së Shqipërisë, Florfarma Sh.p.k mundëson importimin e shumë brandeve ndërkombëtare farmaceutike.
Ne bashkëpunojmë me disa prej kompanive më të mira evropiane, duke garantuar produkte cilësore, inovative dhe të rëndësishme për një jetë të shëndetshme.
Gama jonë e produkteve farmaceutike përmban gjithashtu barna që gjejnë përdorim në shumë specialitete, për trajtimin e shërimin e pacientëve.
Aktiviteti ynë farmaceutik shtrihet gjithashtu edhe në eksportimin e këtyre produkteve drejt Kosovës.
Marketing dhe Shitje
Përmes një strategjie të mirëpërcaktuar, Florfarma dëshmon se njohja e nevojave të tregut dhe ofrimi i produkteve cilësore është garancia e suksesit në rrjetin farmaceutik.
Ne ofrojmë një mbulim të strukturave spitalore, farmacive, apo edhe distributorëve të tjerë, në të gjithë territorin, me anë të flotës sonë të transportit, deri në destinacion.
Duke përcaktuar objektiva të reja periodike, departamenti i shitjeve bën të mundur zgjerimin e aktivitetit tonë.
Strategjitë tona të marketingut krijojnë ura komunikimi me mjekët, farmacitë dhe strukturat spitalore, duke ndërtuar themele të forta bashkëpunimi.
Idetë dhe risitë mbi trajnimet, konferencat apo edhe literaturat shkencore, të vëna në dispozicion të zinxhirit mjekësor dhe farmaceutik, janë pika jonë e fortë.
Garantimi i
Cilësisë
Siguria dhe efikasiteti i barnave që ne sjellim në tregun shqiptar garantohet përmes një sistemi të përpiktë në Florfarma, nga departamenti i çështjeve rregullative.
Ky departament, i zgjeruar me një staf profesionistësh, ndjek të gjithë hapat e nevojshëm deri në aprovimin e barnave nga autoritetet përkatëse dhe i hedh ato në treg duke zbatuar Praktikën e Mirë të Ruajtjes dhe Shpërndarjes (GSP, GDP). Monitorimi i procesit, kontrolli periodik dhe ruajtja e të dhënave janë pjesë e punës ditore të këtij sektori.
Në përmirësim të vazhdueshëm është edhe sektori i farmakovigjilencës, i cili vihet në dispozicion për çdo rast raportimi të efekteve anësore.
Florfarma përmbush standardet ISO 9001, ISO 45001:2018, ISO 14001:2015 dhe BS PAS 99:2012.