Kongrese, Trajnime dhe Workshops

Kongresi i Dytë Ndërkombëtar i Estetikës së Avancuar dhe Kozmetologjisë, nën mbështetjen kryesore të Florfarmës, Tiranë 12 qershor.

Kongresi trajtoi diskutime mbi industrinë e bukurisë në Shqipëri, kujdesin probiotik të lëkurës, tendencat e tregut SPA, teknika masazhi nga e gjithë bota dhe shumë të tjera, të gjitha këto të udhëhequra nën profesionalizmin e specialistëve të shquar ndërkombëtarë, ekspertë të kujdesit të lëkurës dhe profesionistë të SPA-së.

Të pranishëm ishin profesionistë në fushat e estetikës, kozmetologjisë dhe distributorë; po kështu kompani farmaceutike, përfaqësues të institucioneve të rëndësishme në Shqipëri dhe jashtë saj, stafe akademike të universiteteve publike dhe private të Mjekësisë në Shqipëri, përfaqësues nga Dhoma e Zejeve në Koblenz Gjermani, Head of Education në CIDESCO International, e të tjerë.

Eventi i mbështetur nga Florfarma u organizua më datë 12 Qershor 2024, te MAK Albania Hotel, Tiranë.