Misione Humanitare dhe Sensibilizim

Ne besojmë se ofrimi i një jetese më të mirë konsiston jo vetëm në mundësimin e produkteve cilësore, por edhe në të gjendurit pranë qytetarëve dhe dhënien e mbështetjes së duhur. Me vizionin dashamirës për të ndihmuar vajza dhe gra, Florfarma ka ndërmarrë nismën e konsultave falas gjinekologjike në të gjithë vendin.

Parë si një mundësi për vlerësim të përgjithshëm të shëndetit të çdo gruaje, zbulimin e problematikave të mundshme në faza të hershme, si dhe prandalimin dhe zbulimin e sëmundjeve, këto konsulta ofrojnë një platformë për diskutim të hapur rreth çështjeve të shëndetit seksual dhe riprodhues, duke ndihmuar në edukimin dhe ndërgjegjësimin e grave.

Ndihmuar nga një profesioniste e fushës, tentojmë të depërtojmë më së shumti në zona rurale dhe në qytete të vogla, aty ku vështirësia apo mungesa e një konsulte gjinekologjike është realiteti i përditshëm, që i shoqëron gratë.

Pa përjashtuar aktivitetet e shumta edhe në qytetet kryesore të vendit, Florfarma vijon për cdo muaj, nga Veriu në Jug, në mënyrë të vazhdueshme dhe të vendosur, misionin e saj të kujdesit ndaj gruas. Sepse së bashku tejkalojmë çdo sfidë!