01 Pse Florfarma?
Florfarma u krijua në vitin 1992 nga Z.Mitro Todhe, i cili dha kontributin e tij në shëndetësinë shqiptare. Kjo kompani u ngrit mbi baza të forta duke shënuar kështu arritje të njëpasnjëshme ndër vite.
2005-a do të ishte viti kur Florfarma mori ekskluzivitetin e shumë brandave farmaceutike, për t’u zgjeruar më pas, në 2010-ën edhe në atë të produkteve dermo-kozmetike.
Po kaq e suksesshme do të ishte edhe dekada e radhës, ku në 2014-ën, krahas hapjes së një tjetër vendndodhjeje në Tiranë, Florfarma do të shtrinte rrjetin e saj të veprimtarisë edhe në Kosovë.
Tanimë që prej vitit 2015 është nën drejtimin e pasardhësve të themeluesit Todhe, Florian dhe Arjola Todhe, të cilët do ta zhvendosnin kompaninë në një tjetër dimension, duke kaluar në kompani prodhuese, përveçse distributor i rëndësishëm farmaceutik.
Certifikimi në 2018-ën për ekspertimin, monitorimin dhe shërbimin e specializuar D.D.D, pajisja me certifikimin GMP në vitin 2016 për barnat me përdorim të jashtëm, të lëngëta dhe gjysmë të ngurta, si dhe pajisja me certifikata ndërkombëtare të prodhimit të barnave (2017, 2022) janë të tjera suksese që Florfarma numëron si lider në ofrimin e produkteve mjekësore.
02 Misioni ynë
Nën moton “Florfarma i shërben shëndetit tuaj”, për ne është me rëndësi përmbushja e nevojave të klientëve tanë.
Florfarma ofron mundësi parandalimi, mjekimi dhe kurimi me produkte evropiane. Ne aspirojmë të jemi krah njerëzve duke u ofruar një jetesë më cilësore. Investimi në risi dhe vendosmëria për përmirësim të vazhdueshëm janë themelet e filozofisë sonë.
Përkushtimi për farmaceutikën na orienton drejt një pune të përditshme, objektivat parësore të së cilës mbeten zhvillimi i partneriteteve të afërta, kujdesi ndaj klientëve tanë dhe rritja e aksesit në barna.
03 Çfarë ka të re në Florfarma?
Përmes laboratorëve të kërkimit shkencor dhe teknologjisë së përparuar sjellim në mesin tonë arritjet më të fundit, të cilat garantojnë cilësinë e barnave dhe produkteve të tjera shëndetësore.
Laboratori Eksperimental i Florfarma-s mundëson kërkimin dhe studimin e formave të reja farmaceutike, që synohen të prodhohen në të ardhmen nga ne.
Ne sjellim pranë jush produkte të mirëstudiuara, të cilat ofrojnë cilësi jete dhe garantojnë mirëqenie. Me fokusin te kujdesi ndaj vetes mbulojmë gjithashtu fushën e dermatologjisë, kozmetikës dhe gjinekologjisë.
Risi mbetet edhe ofrimi i shërbimeve D.D.D, si zgjidhje lehtësuese e jetesës suaj, falë standardeve evropiane që përdoren dhe aparaturat më të fundit me të cilat kryhen shërbimet.