Spray natyral me veprim repelent kundër mushkonjave. RepelEx është një liniment i tipit vaj/ujë në ngjyrë të bardhë, i formuluar me lëndë natyrale si vajrat esencialë te pemës së cajit, barit të limonit, eukaliptit dhe livandës, të njohura për vetitë e tyre terapeutike dhe repelente. Ky produkt përdoret si largues efektiv i mushkonjave, insekteve dhe mban njëkohësisht lëkurën e hidratuar. Për përdorim të jashtëm. Aplikohet në zonat e zbuluara (duar, këmbë, qafë), lëkurë të pastër 15–20 minuta para daljes në ambient të ekspozuar ndaj mushkonjave dhe insekteve. Riaplikohet çdo 3-4 orë ose pas kontaktit me ujë.
Perberja: Vaji i pemës së cajit, Vaji i barit të limonit, Vaji i eukaliptit, Vaji i livandës






